Prej tani Halk Bank në Maqedoni pensionet do t’i lëshojë më datën 1 të çdo muaji

Maqedonia

Prej tani Halk Bank në Maqedoni pensionet do t’i lëshojë më datën 1 të çdo muaji

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Halkbank Shkup njofton klientët e saj që marrin pensione përmes kësaj banke, se pagesa e pensioneve prej tani do të bëhet më datën 1 të çdo muaji.

Kjo risi do të jetë valide nga 1 prilli, dhe siç thonë, me këtë do të garantohet pagesa e rregullt e pensioneve në ditën e parë pune të çdo muaji, për pensionistët që marrin pensione nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, të cilët janë klientë të Halkbankës.

Përfitim shtesë për marrësit e pensioneve përmes Halkbankës do të jetë edhe paketa unikate pensionale, e cila përfshin kartelë debitore për marrjen e mjeteve nga gjithë bankomatet pa harxhime shtesë, leje për tejkalimin e llogarisë transkaksionale dhe limit të kartelës kreditore deri në dy pensione, mundësi për pagesë të faturave komunale (pa provizion), si dhe mundësi për kredi konsumatore me afat të pagesës deri në arritjen e moshës 75 vjeçare nga marrësi i kreditit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat