Trajanov: Xhaferi dhe Georgievski deshën ta ndajnë Maqedoninë, u ndalën nga SHBA-të

Maqedonia

Trajanov: Xhaferi dhe Georgievski deshën ta ndajnë Maqedoninë, u ndalën nga SHBA-të

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:45
Pavle Trajanov

Lideri i Partisë Lidhja Demokratike, ish-ministri i policisë së Maqedonisë Pavle Trajanov, mbrëmë në emisionin “200” në Alsat tha se në kohën e krizës së refugjatëve në Maqedoni kanë hyrë armë “me ton” nga Shqipëria.

Ai gjatë krizës së refugjatëve ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe pranoi se janë bërë aksione në Strugë, Dibër, Stenkovec kundër atyre që kanë dashur të shkaktojnë tensione. Këto aksione, siç thotë ai, janë bërë me dijeninë e faktorit ndërkombëtar.

Trajanov gjithashtu tha se në këtë kohë ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi dhe ish-kryeministri Lupço Georgievski kanë dashur të ndajnë Maqedoninë.

Sipas tij, ata kanë bërë plane për “konflikt të kontrolluar”.

Edhe pse këto konstatime s’janë pranuar, ai tha për “Programin 200”, se flet në bazë të informacioneve që ka si rrjedhojë e posteve që ka pasur.

Trajanovi thotë se SHBA ka ndaluar këtë ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat