Qeveria: Nuk ka keqkuptime për Ligjin për regjistrimin e popullsisë, do të shqyrtohet në seancën e ardhshme

Maqedonia

Qeveria: Nuk ka keqkuptime për Ligjin për regjistrimin e popullsisë, do të shqyrtohet në seancën e ardhshme

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:36
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e ardhshme do ta shqyrtojë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, theksoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha, duke shtuar se presin që ai të kalojë në seancë qeveritare.

I pyetur se pse ligji nuk u vendos në rend dite në seancën e fundit qeveritare që u mbajt dje, Hoxha tha se nuk ka moskuptime mes partnerëve të koalicionit për këtë çështje.

“Nuk ka moskuptime, Ligji për regjistrimin e popullsisë nuk ishte në rend dite dhe presin që për të të diskutohet në seancën e ardhshme”, tha Hoxha, duke shtuar se ai është harmonizuar mes partnerëve të koalicionit në qeveri.

Ndryshe, kohëve të fundit është raportuar se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të bëhet pa grafën e përkatësisë etnike, gjë që shkaktoi reagim në opinion. Ndërsa më vonë përfaqësues të qeverisë theksuan se në regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të bëhet në vitin 2020 do të figurojë edhe përkatësia etnike dhe fetare.

Theksojmë se regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është bërë në vitin 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat