Platforma e Antikorrupsionit në Gostivar: Qytetarët ta ngrenë zërin kundër veprimeve korruptive

Maqedonia

Platforma e Antikorrupsionit në Gostivar: Qytetarët ta ngrenë zërin kundër veprimeve korruptive

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:41
Platforma e Antikorrupsionit në Gostivar

Sot Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit ishte në Gostivar. Në qendër të Gostivarit u vendos shtand prej orës 10 deri në orën 14 ku qytetarët patën mundësi të njihen me punën dhe aktivitetet e platformës, transmeton Portalb.mk.

“Kemi biseduar me qytetarët për sfidat në luftë kundër korrupsionit dhe rolin e sektorit civil në të njëjtën”, thanë për “Portalb”, nga Platforma.

“Kemi vendimetë mira ligjore që duhet të aplikohen dhe për atë ne,  si Platformë duam t’i theksojmë ato vendime ligjore dhe si mund të shfrytëzohen. Së pari duhet të rritet vetëdija te qytetarët për atë që është korrupsion dhe si të bashkëpunojnë me institucionet dhe organizatat civile në drejtim të parandalimit të korrupsionit”, theksoi Marija Sunçevska, koordinatore e projektit.

Aktivistët e platformës kanë shpërndarë edhe broshura me simbolikë që qytetarët të inkurajohen ta ngrenë zërin kundër veprimeve korruptive dhe t’i paraqesin ato.

Në kuadër të aktiviteteve të sotme të Platformës të Organizatave Civile për Luftë kundër Korrupsionit në Gostivar është mbajtur edhe debat, ku qytetarët e Gostivarit janë njohur me praktikat e antikorrupsionit në nivel nacional dhe politikat aktuale për parandalimin e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat