Zaev-Koja: Të gjithë pjesëmarrësit të marrin përgjegjësi për zgjedhje të pastra

Maqedonia

Zaev-Koja: Të gjithë pjesëmarrësit të marrin përgjegjësi për zgjedhje të pastra

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:16
Takimi Zaev- Koja

Delegacioni partiak i LSDM-së i kryesuar nga kryetari Zoran Zaev sot është takuar me delegacionin e OSBE-së të kryesuar nga shefi i misionit në vend, ambasadori Klemens Koja, informojnë nga partia.

Në takim është diskutuar rreth më shumë temave aktuale politike, në fokus të zgjedhjeve presidenciale. Së bashku është arritur përfundim se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të gjithë pjesëmarrësit duhet të tregojnë pjekuri demokratike dhe përgjegjësi para shtetit, që qytetarët lirisht ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, ndërsa zgjedhjet të jenë të drejta.

“Sukses për ne do të jenë zgjedhjet e pastra dhe të drejta. Si parti obligohemi dhe presim që të gjithë pjesëmarrësit të jenë të përgjegjshëm. Shpresojmë se opozita nuk do të përpiqet ta frenojë të ardhmen e shtetit, do të marrë përgjegjësi dhe nuk do ta bllokojë rrethin e dytë. Zgjedhjet e suksesshme hapin hapësirë të madhe që të vazhdojnë reformat, Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë hap të ri drejt integrimit në BE. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, ka thonë Zaev në takim.

Misioni i OSBE-së është i kyçur në mënyrë aktive, vëzhguesit e OSBE/ODIHR me vëmendje do t’i ndjekin aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Ata gjithashtu do ta ndjekim edhe raportimin e mediave gjatë fushatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat