“Monstra” edhe sot i mbyllur për opinionin, pritet të hapet më 18 prill

Maqedonia

“Monstra” edhe sot i mbyllur për opinionin, pritet të hapet më 18 prill

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:20
Monstra

Ka mbaruar seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, në të cilën edhe sot janë publikuar materialet e siguruara nga MPB nëpërmjet të Masave të Veçanta Hetuese gjatë vitit 2012-të, pas vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Seanca edhe sot ka qenë me dyer të mbyllura për opinionin, ndërkaq kanë marrë pjesë trupi gjykues, avokatët, të akuzuarit bashkë me avokatët e tyre, familjarët e të vrarëve bashkë me avokatët e tyre dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe OJQ-së Koalicioni për Gjykim të Drejtë. Gazetarët edhe këtë seancë nuk u lejuan pasi që materialet që janë nxjerrë janë të klasifikuara.

Të pranishmit edhe sot i kanë dëgjuar bisedat e përgjuara dhe sms porositë e siguruara nga Ministria e Punëve tëBrendshme. Pala mbrojtëse, vazhdimisht deklarohet se provat e nxjerra nuk janë relevante dhe nuk dëshmojnë se të akuzuarit e kanë kryer vrasjen.

“Nuk janë asgjë, janë biseda të përditshme, i presim përgjimet të cilat supozohet t’i ketë Prokuroria Speciale Publike dhe mendoj se ato do ta ndihmojnë gjendjen faktike që deri në fund të zbardhet ky rast”, thotë për Portalb.mk, Naser Raufi.

Këto përgjime s’kanë të bëjnë me “bombat” e Zaevit, të cilat supozohet t’i ketë Prokuroria Speciale.

Seancat përfundimisht pritet që të jenë të hapura prej më 18 prill, ndërkaq pritet që të vijojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse. Gjithashtu, është paralajmëruar që në vijim do të bëhet edhe rikonstruimi i rastit në Liqenin e Smillkovës, ndërkaq pritet që edhe Prokuroria Speciale të tregojë se çfarë posedon prej materialeve të përgjuara, në bazë të së cilave e ka marrë nën kompetenca këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat