Investitorët gjerman: Politika e Jashtme ka shpërfillur ekonominë në Maqedoni

Maqedonia

Investitorët gjerman: Politika e Jashtme ka shpërfillur ekonominë në Maqedoni

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:14
Investitorët gjerman

Përqendrimi në politikën e Jashtme, nuk e ka tërhequr vëmendjen e ekonomisë. Për këtë, asnjë nga investitorët gjerman në vend nuk ka thënë gjë të mirë për Qeverinë, ndërsa 46 për qind kanë thënë se është e keqe, tregojnë anketat e fundit të zbatuar në mes anëtarëve të Odave të Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Kompanitë kërkojnë siguri juridike, siguri dhe vizion që t’i planifikojnë dhe realizojnë investimet, kërkojnë më shumë kyçje në miratimin e ndryshimeve ligjore, luftë më të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit. Ata vlerësojnë se është shpejtuar me reformat tatimore.

Megjithatë ata paralajmërojnë investime të reja dhe zgjerimit të atyre që janë në vend.

Sipas anketës të cilën e prezantoi sot drejtori i delegacionit të odës gjermane, Patrik Mertens, 76 për qind e investitorëve përsëri do të investonin në Maqedoni, ndërsa 61 për qind e investitorëve dëshirojnë që vendi të përdor euron.

Në lidhje me situatën ekonomike, 56 për qind e investitorëve për vitin 2018-të e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa për këtë vit janë optimist, edhe pse 54 për qind nuk shpresojnë në ndryshime të mëdha.

“Për momentin Qeveria është e koncentruar në politikën e jashtme, ndërsa po humbën pak fokusi i ekonomisë. Vullneti i mirë në luftën kundër korrupsionit ekziston, por çdo ditë ka vështirësi për pavarësinë e gjyqësorit i cili zbaton ligjet. Besimi në gjyqësorin është jostabile”, tha Martens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat