Deputetët e Maqedonisë së Veriut rivotuan përsëri ligjet që kryetari Ivanov nuk i nënshkroi

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë së Veriut rivotuan përsëri ligjet që kryetari Ivanov nuk i nënshkroi

Më: 27 mars 2019 Në ora: 18:01
Deputetët e Maqedonisë së Veriut

Deputetët e Maqedonisë së Veriut sot miratuan rreth 20 ligje që kryetari Ivanov nuk i nënshkroi.

Për to nevojiteshin 61 vota ndërsa mes tyre ishin edhe ligjet ekonomike, Ligji për subvencione të kredisë banesore, si dhe ligji për huazim te banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim.

Krahas këtyre ligjeve votohen edhe Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi si dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve elektronike.

Pas votimit pritet që këto ligje të shpallen në “Gazetën zyrtare”. Mos nënshkrimin e këtyre ligjeve nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov u kritikua nga partitë politike në pushtet LSDM dhe BDI të cilët akuzuan se po i pengon proceset reformuese ndërsa nga kabineti i Ivanov thanë se kryetari po bën punën e tij edhe në ditët e fundit të mandati të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat