Siljanovska: Në rrethin e parë do ta shohim nëse Pendarovski ka mbështetjen nga shqiptarët

Maqedonia

Siljanovska: Në rrethin e parë do ta shohim nëse Pendarovski ka mbështetjen nga shqiptarët

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:03
Gordana Siljanovska Davkova

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në intervistë për gazetën greke “Ekspres” tha se ndryshimi i emrit të shtetit është shembulli më i mirë për shitjen e interesave kombëtare.

Siljanovska tha se ajo nuk është përfaqësuese e maqedonasve, por se mbështetjen ka marrë edhe nga serbët, turqit, romët dhe qytetarët tjerë.

Ajo konsideron se LSDM dëshiron të krijojë pasqyrë që Stevo Pendrovski ka mbështetjen nga shqiptarët, por, shton ajo, kjo do të shihet në rrethin e parë.

“Për dallim nga procedura në të cilën u zgjodha për kandidate, LSDM luajti me demokracinë e brendshme kështu që shpalli konkurs publik, dhe më pastaj vendosi që kandidati i tyre të zgjidhjet në hotel ‘Hilton’, me votim të mbyllur. E vërteta është se LSDM arriti sukses të madh te votuesit shqiptar në zgjedhjet e kaluara, por sot pakënaqësia është e madhe te të gjithë votuesit pa dallim të përkatësisë etnike”, tha Siljanovska.

Ajo shtoi se kandidati i tretë është shqiptar, dhe që në rrethin e parë do të shohim nëse Pendarovski ka mbështetjen blanko nga shqiptarët, dhe se siç thotë Siljanovska, a është i gatshëm që ky pushtet të organizojë zgjedhjet korrekte dhe demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat