Maqedoni, a do të zgjidhet statusi i ri për PSP-në?

Maqedonia

Maqedoni, a do të zgjidhet statusi i ri për PSP-në?

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:29
PSP

Nesër në ora 18:00 do të mbahen bisedime të reja mes grupeve punuese të LSDM dhe OBRM-PDUKM-së për Ligjin e ri për prokurori, që përfshin edhe PSP-në.

LSDM dhe OBRM-PDUKM kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me PSP-në. Zaevi është kategorik se për të e pranueshme gjithçka që por që nuk ka amnisti për krim të kryer ndërsa kreu i OBRM-PDUKM-së, insiston që PSP të bëhet e pavarur, por edhe institucion që jep përgjegjësi.

Do të kërkohen mbështetje edhe nga tetë deputetët e pavarur të OBRM-PDUKLM-së, nga Lëvizja Besa dhe nga Aleanca për Shqiptarët.

Propozim-ligji për prokurori publike është një nga legjislativat kyçe që Komisioni Evropian i pret para vendimit për caktimin e datës për bisedime në BE-në.

Përndryshe nesër kryeministri Zoran Zaev do të takojë kryetarin e ASh-së, Ziadin Sela dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Zaev pritet të bisedojë edhe me opozitën shqiptare për të ardhmen e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat