Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:57
NATO

Parlamenti i Danimarkës pa asnjë votë kundër e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, përparim, ekonomi të fortë, jetë më të mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së dërguar në media.

Danimarka është vendi i nëntë që e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat