Krsto Mukoski: Nuk kam menduar për t’u kthyer në VMRO DPMNE

Maqedonia

Krsto Mukoski: Nuk kam menduar për t’u kthyer në VMRO DPMNE

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:42
Kersto Mukoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski, i cili u përjashtua nga kjo parti në një deklaratë për “Nezavisen” ka thënë se nuk mendon për kthim në partinë e tij.

Së fundi tetë deputetët që u përjashtuan nga partia opozitare, kanë realizuar takim me kryetarin Hristijan Mickoski, ndërsa nuk janë dhënë detaje se për çfarë është biseduar. Mukoski tha se në Deputeti i OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski, i cili u përjashtua nga kjo parti në një deklaratë për “Nezavisen” ka thënë se nuk mendon për kthim në partinë e tij.

Së fundi tetë deputetët që u përjashtuan nga partia opozitare, kanë realizuar takim me kryetarin Hristijan Mickoski, ndërsa nuk janë dhënë detaje se për çfarë është biseduar. 

“Në takim aspak nuk është biseduar për kthimin tonë në parti, e as më herët nuk kemi diskutuar për këtë”, tha Mukoski.

Ai është në mesin e tetë deputetëve të OBRM-PDUKM-së që u përjashtuan nga kjo parti, pasi mbështetën ndryshimet kushtetuese në Kuvend, me të cilat u ndryshua edhe emri i shtetit.

Qeveria e Zaevit së fundi nga tetë deputetët e pavarur ka kërkuar të mbështesin edhe Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të rregullohet e ardhmja e Prokurorisë Speciale, ndërsa këto kanë deklaruar se PSP-ja duhet të vazhdojë me punën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat