Sela në takim me Zaevin: Përkrahim PSP-në, por duhet të dëshmojë se është kundër krimit dhe korrupsionit

Maqedonia

Sela në takim me Zaevin: Përkrahim PSP-në, por duhet të dëshmojë se është kundër krimit dhe korrupsionit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:00
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin ka diskutuar për të ardhmen e punës së Prokurorisë Speciale.

Sela pas takimit me Zaevin tha se Aleanca për Shqiptarët mbështet punën e Prokurorisë Speciale, duke shtuar se kjo Prokurori duhet t’i dëshmojë opinionit se është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vlerësojmë se kemi plot letra dhe ligje, por kemi pak funksionarë dhe ish-funksionarë të cilët si rezultat i këtyre letrave, përballem me keqpërdorime të detyrës zyrtare. Përkrahim Prokurorinë Speciale, por ata duhet t’i dëshmojnë opinionit se luftojnë krimin dhe korrupsionit”.

“Kemi edhe propozimet tona në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe duhet të nisim të sanksionojmë me ligj. Kemi kërkuar që përgjimet e paligjshme të mos kufizohen dhe të përdoren si dëshmi në hetimet e PSP-së. Vlerësojmë se duhet të intervenohet në Ligjin për Prokurorinë Publike”, tha mes tjerash Sela.

Ai tha se drejtësi do të ketë më tepër nëse avancohen kompetencat në gjyqësor, ku kërkoi edhe formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me lëndët e PSP-së.

Ndryshe, përveç takimit me Selën, Zaev sot priti në takim edhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ky i fundit pas takimit tha se ata mbështesin punën e PSP-së, duke shtuar se ata kërkojnë që kjo prokurori të vazhdojë të punojë si e veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat