Xhaferi nuk do të thirr seancë për PSP-në

Maqedonia

Xhaferi nuk do të thirr seancë për PSP-në

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:15
Talat Xhaferi

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Kuvendi do të zhvillojë vetëm një seancë ku do të votohen përsëri për ligjet të cilat i ktheu presidenti Ivanov, ndërsa nuk do të zhvillohet seancë për ligjin e PSP-së.

Deri më tani, janë më shumë se 20 ligje të cilat Ivanov nuk i ka dekretuar. Të bllokuar janë edhe ligjet të cilat janë miratuar me shumicën pre dy të tretave edhe pse ato s’do të duhet të miratohen përsëri, do të presin nënshkrimin e presidentit të ri që të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se çka nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë, gjegjësisht nuk arrihet censusi, me çka Xhaferi deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do merrte rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit, ai tha se në këtë rast ai do t’i nënshkruaj ligjet si ushtrues i detyrës së presidentit të vendit.

“Ivanov e pengon institucionit të Kuvendit dhe nuk është e nevojshme koment plotësues për këtë”, tha Xhaferi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj dhe i ktheu përsëri në Kuvend.

Edhe pse formalisht ka mundësi që të caktohet seancë edhe për PSP-në, Xhaferi nuk do të lejojë një gjë të tillë dhe se këtë ua lë në dorë partive që të dakordohen për PSP-në

“Të dakordohen tani, nuk mund të thirr seancë, sepse nga praktikat e deri tanishme tregojnë se seanca të tilla deputetët vrapojnë pas fushatës zgjedhore. Këtë nuk do tua lejojë. Le të kontaktojnë këtë periudhë, le të dakordohen dhe le t’i tejkalojnë dallimet për PSP-në, nuk e kam problem që të caktoj seancë më 6 maj, kur do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale”, tha Xhaferi.

Talat Xhaferi gjithashtu bëri thirrje deri tek subjektet politike të cilët i mbështesin kandidatët për president që në deklaratat e tyre të jenë të përmbajtshëm para fushatës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat