Angjushev: Investitorët gjerman kërkojnë politikë ekonomike vizionare

Maqedonia

Angjushev: Investitorët gjerman kërkojnë politikë ekonomike vizionare

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:20
Investitorët gjerman

Në një takim të jashtëzakonshëm në Qeveri, përfaqësuesit e investitorëve gjerman në vend sqarojnë se pse e kanë vlerësuar keq punën e Qeverisë. Dje Patrik Martens, kryetari i Odës Ekonomike të Gjermanisë në Maqedoni tha se 56 për qind nga investitorët gjerman vlerësojnë se mjedisi i biznesit është i keq, ndërsa vetëm pesë për qind e kanë vlerësuar si të mirë.

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev pas bisedimeve me investitorët, tha se është bindur se ata kërkojnë politikë vizionare, ndërsa jo të ndryshohen shpesh rregullat, posaçërisht në fushën e tatimeve dhe pagës minimale.

“Qartë i demantojë të gjitha problemet që janë shkaktuar nga disa numra në anketë që të jenë negative. Shkaku kryesor i numrave negativ në anketë kanë të bëjnë në fushën në të cilën dëshirojnë më shumë politikë ekonomike vizionare, gjegjësisht të jenë në kohë të informuar për ndryshimet e politikës tatimore dhe në fushën e pagës minimale, ndërsa u tha edhe për nevojën që tarifat doganore të jenë të rregulluar në mënyrë evropiane”, tha Angjushev.

Martens demantoj pohimet se “Drekslemaer” do të largohet nga Maqedonia dhe shtoi se ka kompani gjerman që dëshirojnë të investojnë në Maqedoni.

“Në mëngjes në Qeveri biseduam për kërkimet ekonomike që i kemi bërë dhe biseduam me zv. kryeministrin Koço Angjushev për sektorin privat dhe për ndihmën e qeverisë për investitorët”, tha Martens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat