Spasovski: MPB ka ngritur katër padi penale për djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër

Maqedonia

Spasovski: MPB ka ngritur katër padi penale për djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:47
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në seancën për pyetje të deputetëve është pyetur në lidhje me djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër.

Ai tha se MPB deri tani ka ngritur katër padi penale ndaj personave të dyshuar për këtë vepër.

“MPB disa herë ka marrë masa për pasojat e këtilla të dëmshme, edhe pse masa kanë marrë gjithashtu inspektoratet tjera kompetente nëpër komuna”, tha Spasovski.

Ai shtoi se ka denoncime për dy raste të djegies së kallamit dhe vjedhjeve në këto vende, gjegjësisht uzurpim të tokës së mbrojtur përreth liqenit.

Deputetja Nola Ismajlovska-Starova e cila e shtroi këtë çështje për ministrin e Punëve të Brendshme, gjithashtu bëri pyetje për gjendjen e konvikteve të studentëve, ndërsa nuk mori përgjigje pasi në Kuvend nuk ishin të pranishëm as ministri e as përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat