Një person ndërron jetë nga gripi në Maqedoni

Maqedonia

Një person ndërron jetë nga gripi në Maqedoni

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:23
Klinikën për sëmundje infektive

Gjatë javës së kaluar një persona ka ndërruar jetë nga gripi. Bëhet fjalë për një pacientë 63-vjeçar nga Kavadari, i cili ka pasur sëmundje të zemrës dhe ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive. Deri më tani nga virusi i gripit kanë ndërruar jetë 23 persona dhe asnjëri prej tyre s’ka qenë i vaksinuar, deklaroi epidemiologia Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik.

Ajo tha se gjatë javës së kaluar në vend janë regjistruar 975 e të prekurve nga gripi, që është për 38 për qind më pak se një javë më herët.

“Po shkojmë drejtë fundit të sezonit dhe presim që ulet numri i të sëmurëve. Pak jo e pritshme dhe shumë ngadalë ulet numri i të prekurve nga gripi. Kjo përqindje ende lëviz rreth 45. Presim që javët e ardhshëm të ulet numri.”, tha Kuzmanovska.

Në lidhje me atë se çka ju rekomandon qytetarëve, ajo tha se që të mbrohen nga gripi duhet të vaksinohen, veçanërisht personat të cilët kanë ndonjë sëmundje tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat