Konferenca gjyqësore rajonale, gjyqësori në RMV përballet me sfida serioze

Maqedonia

Konferenca gjyqësore rajonale, gjyqësori në RMV përballet me sfida serioze

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:30
Konferenca gjyqësore rajonale

Ekziston nevojë reale për reforma në gjyqësor, kjo tha në konferencën gjyqësore në të cilën morën pjesë rreth 60 gjykatës nga Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Polonia, Serbia dhe Sllovenia, të cilët sot u mblodhën në Shkup për të diskutuar parakushtet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt zbatimit të standardeve evropiane gjyqësore në vendet e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti, tha ekziston nevoja reale për standardizimin e sistemit gjyqësor dhe pret që e njëjta të realizohet gjatë rrugës së pranimit në organizatat euroatlantike.

“Konteksti politik në të cilin gjendet gjyqësia vetëm konfirmon nevojat tona reale dhe shpresoj që kjo tendencë do të tejkalohet nëpërmjet një sistemi ligjor të standardizuar dhe universalisht të pranuar, të krijuar përgjatë rrugës tonë drejt pranimit të plotë në organizatat euroatlantike, në veçanti duke pasur parasysh detyrimet që rrjedhin nga Kapitullit 23.”

“Gjykatësit në vend përballen me sfida serioze, por ata duhet të këmbëngulin dhe të tregojnë se posedojnë kapacitetet dhe përgjegjësinë për të imponuar pavarësi dhe paanësi gjyqësore,” tha Jeffrey Goldstein, zëvendës-Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Sipas tij, në të gjitha tekstet për lidership shkruan se liderët e mirë udhëhiqen me shembuj, dhe është shumë e rëndësishme që gjykatësit të udhëheqin në praktikën ndërkombëtare të zbatimit të standardeve gjyqësore.

Konferenca Gjyqësore Rajonale, e organizuar për të shënuar Ditën kombëtare të gjyqësorit, është aktivitet vjetor, i organizuar nga Shoqata e Gjykatësve dhe i përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat