Gjykata e Apelit iu shqipton masën e arrestit shtëpiak Mijallkovit dhe Ibrahimit

Maqedonia

Gjykata e Apelit iu shqipton masën e arrestit shtëpiak Mijallkovit dhe Ibrahimit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:08
Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov del nga burgu i Shutkës dhe shkon arrest shtëpiak, njoftojnë nga Gjykata e Apelit. Siç thuhet në vendim e miratuar në seancën publike për rastin “Titanik 2” pjesërisht pranohet ankesa e të akuzuarit.

Në ndërkohë Gjykata e Lartë ende nuk e ka rishikuar ankesën e Mijallkovit për shfuqizimin e arrestit shtëpiak për lëndën “Perandoria”.

Sasho Mijallkov për rastin “Titanik 2” u gjykua me tre vjet burg, sepse ka kërkuar anulimin e rezultateve në tri vendvotime gjatë zgjedhjeve lokale të viti 2013. Gjykata e shpalli si fajtor për veprën “marrje të dhuratës” në kundërshtim me ligjin.

Me të njëjtin vendim të Gjykatës së Apelit masa e arrestit shtëpiak është caktuar edhe për Bedredin Ibrahimin

Për këtë lëndë me katër vjet burg u dënua Bedredin Ibrahimi dhe me nga tre vjet Menduh Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat