Zaev: Kërkojmë mundësi për fillimin e bisedimeve në qershor - Bota Sot
Zaev: Kërkojmë mundësi për fillimin e bisedimeve në qershor

Maqedonia

Zaev: Kërkojmë mundësi për fillimin e bisedimeve në qershor

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:22
Zoran Zaev

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zoran Zaev dhe ministra të Qeverisë të ngarkuar për zbatimin e reformave kyçe sot kishin takim me grupin punues të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Zaev kërkoi të vlerësohet përparimi i Maqedonisë dhe vendi ynë të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Sipas Zaev theksoi rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së në qershor, si për Maqedonia ashtu edhe për gjithë rajonin.

“Konsiderojmë se vendimi për nisjen e bisedimeve është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për mesazhin që do ta dërgojë në gjithë rajoni, dhe më gjerë, se investimi në reformat dhe në marrëdhëniet ndërfqinjësore do të thotë ardhmëri me e mirë për vendin. Ne kërkojmë mundësi që mendojmë se e meritojmë. Kërkojmë këtë vit t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Zaev.

Në lidhje me procesin e reformave në shtet, kryeministri Zaev dhe ligjet miratohen me konsensus bashkërisht me opozitën dhe shoqërinë qytetare, se punohet seriozisht në zbatimin e ligjeve të miratuara për realizimin e ndryshimeve rrënjësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...