ASHMAA mban seancë publike për fushatën e zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

ASHMAA mban seancë publike për fushatën e zgjedhjeve presidenciale

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:03
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) sot do të mbajë mbledhje publike, në të cilën në vigjilje të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 dhe për zgjedhjet lokale në tri komuna, do të përkujtojë rregullat të cilat kanë të bëjnë me radiodifuzerët për prezantim medial zgjedhor, me fokus të veçantë në zbatimin e dispozitave për reklamim të paguar politik.

Kjo është mbledhja e parë publike e Agjencisë për këtë vit dhe siç është paralajmëruar, drejtori Zoran Trajçevski do t’i prezantojë aktivitetet e realizuara të Agjencisë në tremujorin e parë të vitit 2019.

Seanca mund të ndiqet drejtpërdrejtë dhe në kanalin e Agjencisë në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat