Zaevi për vizitë në rajonin e Ohrit dhe të Strugës

Maqedonia

Zaevi për vizitë në rajonin e Ohrit dhe të Strugës

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:07
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i  Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasovski sot do të qëndrojë në Ohër.

Gjatë qëndrimit kryeministri do të ketë fjalim në konferencën e njëzetë vjetore të Bursës së Maqedonisë, ndërsa pastaj i shoqëruar nga ministri Bekteshi do të shëtitet nëpër çarshinë e Ohrit.

Pasdite së bashku me Bekteshin dhe drejtorin e Drejtorisë Doganore, kryeministri Zaev do të mbikëqyrë gjendjen dhe përgatitjet e terminalit të ri të vendkalimit kufitar Qafë Thanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat