Nëntë aksidente në 24 orët e kaluara në Shkup, shtatë të lënduar

Maqedonia

Nëntë aksidente në 24 orët e kaluara në Shkup, shtatë të lënduar

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:50
Komunikacioni

Shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në zonën e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave të MPB-së, janë sanksionuar 35 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre drejtues automjetesh të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në kalimet e shënuara të këmbësorëve, dy shoferë për rreshtim jo të rregullt, një që nuk i ka dhënë përparësi kalimi në zonë të udhëkryqit, një shofer për mospasje të helmetës mbrojtëse, një shofer për mosvënie të rripit të sigurisë dhe 15 shoferë që kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjete motorik.

Nga trafiku janë përjashtuar 19 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe gjashtë shoferë fillestarë, si dhe 22 automjete të paregjistruara.

Është sanksionuar edhe një këmbësor që ka kaluar në rrugë jashtë vendkalimit për këmbësor.

Janë zënë 100 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 66 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat