Zaev: Me Tsiprasin do të bisedojmë për më shumë se 30 çështje

Maqedonia

Zaev: Me Tsiprasin do të bisedojmë për më shumë se 30 çështje

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:34
Zoran Zaev

“Do të bisedojmë për më shumë se 30 çështje nga të gjitha fushat e rëndësishme për të dyja vendet, posaçërisht për çështjet ekonomike për shkak se do të ketë takime të odave ekonomike të të dyja vendeve”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen se cili do të jetë fokusi i bisedimeve gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit grek Alexis Tsipras.

“Mbi 30 çështje janë. Disa vende që e kanë lëshuar bashkëpunimin, tani duan gjithçka. Më vjen mirë që ekziston dëshirë nga të dyja anët për takimin. Po hapen çështjet, por duhet ta shohim se sa kemi kapacitet për t’i realizuar”, theksoi Zaev.

Ai njoftoi takime të dy odave ekonomike të të dy vendeve dhe me përfaqësues të biznesit, për shkak se, siç tha ai, qytetarët e dy vendeve presin përfitime ekonomike nga marrëveshja e Prespës.

“Kjo është vizita e parë e një kryeministri grek dhe besoj se do të jemi të kënaqur nga perspektivat që do të hapen në këtë vizitë”, tha mes tjerash Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat