Arrestohet nxitësi i zjarrit në fshatin Botun

Maqedonia

Arrestohet nxitësi i zjarrit në fshatin Botun

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:39
Ilustrim

Për shkak dyshimeve të bazuara për nxitjen e zjarrit në fshatin Botun, është arrestuar 55 vjeçari B.S nga i njëjti fshat.

Ai dyshohet se ka nxitur zjarrin në hapësirë të jashtme ku u ndez një shtyllë elektrike në pronësi të EVN-së dhe mjete tjera në pronësi private.

Siç njoftojnë nga policia e Maqedonisë, kundër tij do të ngritet padi penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat