Tezga të egra përballë ndërtesave të banimit në Tetovë

Maqedonia

Tezga të egra përballë ndërtesave të banimit në Tetovë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në trotuar, në rrugë para ndërtesave të banimit, tashmë një periudhë të gjatë shitet pemë dhe perime, por edhe prodhime të ndryshme dhe tesha.

Pasqyra më e keq është te lagjja Çarshia e Epërme, ku hapësira publike janë zënë nga tezga e egra.

Tregtarët thonë nuk kanë dalje tjetër, për shkak se në këtë pjesë të qytetit nuk ka treg.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, thotë se tezgat e egra tashmë i kanë zhvendosur në tregun e gjelbër të qytetit. Ajo porositi se do ta zgjidh problemin e tregtarëve të egër në lagjen e Çarshisë së Epërme.

Tregtarët thonë se me zgjidhjen e lokacionit do të rritet shitja që dukshëm është ulur.

Problemi më i madh i bujqëve të Tetovës në rajonin e Tetovës është shitja jo e organizuar. Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thotë se ky problem do të zgjidhet në nivel shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat