Çkatroski: Vizita e Ciprasit në Shkup do të sjellë shumë përfitime ekonomike për vendin

Maqedonia

Çkatroski: Vizita e Ciprasit në Shkup do të sjellë shumë përfitime ekonomike për vendin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:10
Cipras dhe Zaev

Kryeministri grek Aleksis Cipras të martën më 2 prill do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.  Delegacionin që do ta kryesojë Ciprasi, do të pritet në aeroportin në Shkup, pas çka vijon pritje solemne me nderime të larta shtetërore në pallatën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Kryeministri grek vjen në Shkup edhe me delegacionin e biznesit që e përbëjnë përfaqësues të mbi 70 kompanive të mëdha dhe të mesme. Delegacioni mbështetet nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprise Greece”, trupi kompetent shtetëror, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, për tërheqjen e investimeve në Greqi dhe për promovimin e eksportit.

Analisti politik Dame Çkatroski për Zhurnal thekson se vizita e Ciprasit në Shkup do të sjellë shumë përfitime ekonomike për vendin. Ai shprehet se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet një marrëveshje e madhe mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

"Pas paralajmërimit se me një grup të madh të politikanëve dhe biznismenëve Cipras do ta viziton Shkupin, me shumë mundësi bëhet fjalë për diçka spektakolare. Profilet e Cipras dhe Zaev janë të thjeshta të lexohet se çfarë po përgatitet. Me siguri do të nënshkruhet marrëveshje deri më tani më e madhe që është nënshkruar mes vendeve ballkanike që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo marrëveshje jo vetëm se do të rrisë ekonomitë e të dyja vendeve, por besoj se do të ndikoj pozitivisht edhe në ekonomitë e Kosovës dhe Shqipërisë. Konturet vetëm se po vizatohen, Kosova dhe Maqedonia ngadal po bëjnë lidhje energjetike me gazin nga Aleksandropolis. Këto marrëveshje po ruhen në konfidencë të madhe. Supozoj se Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë peshon shumë miliarda euro dhe do të sjell një impuls të ri për ekonomitë e Ballkanit qendor", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat