Paratë e dhuruara nuk kanë arritur te fëmijët me sëmundje të rralla, padi penale kundër dy personave

Maqedonia

Paratë e dhuruara nuk kanë arritur te fëmijët me sëmundje të rralla, padi penale kundër dy personave

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:14
Fondacionin me emrin “Dopir”

Ministria e Punëve të Brendshme ngriti padi penale kundër dy personave të cilët me qëllim që të përfitojnë për vete kanë formuar fondacionin me emrin “Dopir”, që aktivisht ka punuar në mbledhjen e mjeteve për ndihmën e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe sëmundje të rralla.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për personat ë moshës 53 dhe 49 vjeçare, me inicialet M.Sh dhe A.Sh.

Që të dy kanë krijuar web-faqe, ndërsa policia ka vërtetuar se personat për të cilët mbledhin para nuk ekzistojnë, gjegjësisht janë të shpikur, të rremë, profile fiktive përmes së cilës web-faqja ka mbledhur donacioni dhe mjete financiare.

Sipas MPB-së, mashtruesit kanë mbledhur 3.351.199 denarë ndërsa pas analizës së bërë në llogaritë bankare është konstatuar se mjetet e mbledhura financiare, të dyshuarit kanë përdorur për nevojat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat