Deskoska: Amedamentet e VMRO-DPMNE-së shkatërrojnë PSP-në

Maqedonia

Deskoska: Amedamentet e VMRO-DPMNE-së shkatërrojnë PSP-në

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:47
Renata Deskoska

“Amendamentet e VMRO-DPMNE-së kanë për synim për të shkatërruar Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe t’i ndërpresin të gjitha procedurat”, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, lidhur me 65 amendamentet e opozitës maqedonase për Ligjin për prokurorinë publike.

“Me ato amendamente po shkatërrohet PSP-ja, ndërpritet hetimi, procedurat parahetimore dhe procedurat të cilat i ka ngritur PSP-ja. Këto nuk janë amendamente të cilat mund ta përmirësojnë tekstin e ligjit”, ka deklaruar Deskoska për TV21.

Ajo nuk është optimiste se do të arrihet ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në.

“Nuk jam optimiste në proces, do të doja që VMRO-DPMNE të më demanton. Megjithatë nuk tërhiqem nga procesi i bisedimeve, por jam e vetëdijshme për interesat që i kanë dhe se për ata këto interesa janë para interesave të qytetarëve”, theksoi Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat