LSDM: Mickoski të përgjigjet ka takuar apo jo Gruevskin?

Maqedonia

LSDM: Mickoski të përgjigjet ka takuar apo jo Gruevskin?

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:14
Nikolla Gruevski dhe Hristijan Mickoski

LSDM-ja pyet VMRO-DOPMNE-në se vallë është kthyer lideri i tyre Hristijan Mickoski nga udhëtimi tranzitor përmes Budapestit, që të përgjigjet nëse është takuar apo jo me Gruesvkin.

“VMRO-DPMNE-ja pranoi se Hristijan Mickoski një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ka qenë në një udhëtim tranzitor përmes Budapestit. Në rast se është kthyer Mickoski duhet të përgjigjet se vallë është takuar apo jo me mentorin e tij, kriminelin e dënuat dhe të ikurin nga drejtësia Nikola Gruevski”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia e Zaevit gjithashtu pyesin nëse para fillimit të fushatës zgjedhore, Mickoski nga Gruevski ka kërkuar këshilla për kandidaten e tyre për president Gordana Siljanovska, Davkova.

“A ka marrë ose jo Mickoski udhëzime për veprim destruktiv”, pyesin nga LSDM-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat