Osmani: Presim të marrim një nga raportet më të mira të KE-së

Maqedonia

Osmani: Presim të marrim një nga raportet më të mira të KE-së

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:54
Bujar Osmani

Në brifingun me gazetarët, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se “presim që të marrim një nga raportet më të mira të Komisionit Evropian me rekomandim të pastër, ndërsa vendet anëtare duhet ta miratojnë. Në kushte kur ideja evropiane sulmohet, kontestohet dhe sfidohet, Republika e Maqedonisë së Veriut ka ringjallur parimet e saja themelore”.

Ai theksoi se duke marrë parasysh se hymë në fushatë zgjedhore, dhe para se të mbarojë do të nisë fushata zgjedhore në Kuvendin Evropian, deri më 29 maj edhe në vendet anëtare të BE-së do të kemi gjendje të jashtëzakonshme ku përqendrimi do të jetë te zgjedhjet, dhe jo te procesi eurointegrues.

Ai ceku se është e mirë që raporti të mos publikohet në prill, për shkak se me publikimin e raportit në gjatë fushatës do të mund të nxisë trysni, duke marrë parasysh se në disa vende nuk është popullore zgjerimi i BE-së, zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.

“Nëse raporti publikohet më 29 maj, vendimi i Këshillit të Ministrave është më 19 qershor, që do të thotë 20 ditë, dhe të gjithë 28 vendet atë raport nga BE duhet ta miratojnë dhe të kenë qëndrim politik nëse do ta përkrahin. Presim që ta marrim një nga raportet më të mira që kemi marrë deri tani me rekomandim të pastër, dhe më pastaj vendet anëtare duhet ta miratojnë. Në vendet tjera anëtare procedura është më e shkurtër përveç në Gjermani dhe në Holland, ku kuvendet e tyre duhet ta sjellin vendimit, dhe deri atëherë përfaqësuesit e qeverive në Këshill nuk mund të kenë qëndrim”, tha Osmani.

Ai shtoi se nëse nuk ka fillim të bisedimeve atëherë qëndrimi i tyre është se do të pranohet si mesazh i ligë, do të krijojë frustrime të brendshme dhe do t’i dekurajojë vendet e rajonit, që ndjekin rrugën e Maqedonisë së Veriut.

Osmani tha se së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov më 10 prill do të shkojnë në Bundestagun gjerman që të sqarojnë se sa është e rëndësishme të ketë vendi,.

“Rilindëm idenë evropiane se vetëm me bashkëpunim me fqinjët mund të arrihet paqe. Ne këtë e bëmë me marrëveshjen me Bullgarinë dhe me Greqinë dhe jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka asnjë çështje të hapir me pesë fqinjët”, tha mes tjerash duke përmendur se të martën për vizitë zyrtare vjen kryeministri grek Alexis Tsipras që vjen pothuajse me gjithë qeverinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat