LSDM: OBRM-PDUKM as edhe një herë nuk dënoi aktin e shkaktimit të zjarreve

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM as edhe një herë nuk dënoi aktin e shkaktimit të zjarreve

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:59
LSDM - OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi LSDM reagon ndaj konferencës për shtyp të të OBRM-PDUKM-së duke thënë se “OBRM-PDUKM përpiqet të përfitojë, institucionet veprojnë, zjarret vendosen nën kontroll dhe po sanksionohen ata të cilët nxisin zjarr”.

“OBRM-PDUKM as edhe një herë nuk e dënoi aktin e shkaktimit të zjarreve dhe vazhdon me praktikën e vjetër”, thonë nga LSDM duke shtuar se në vend të dënojë, OBRM-PDUKM shpejtoi të përhap panik dhe përpiqet të përfitojë ndonjë pikë politike, ndërsa institucionet me të gjitha kapacitetet e tyre veprojnë kundër zjarreve.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM gënjen dhe institucionet veprojnë. Sipas tyre qytetarët nuk manipulohen nga OBRM-PDUKM, kurse zjarret vendosen nën kontroll.

“Siç njoftuan institucionet kompetente, pjesa më e madhe e zjarreve në shtet janë vendosur nën kontroll. Janë nxitur zjarre, deri tani në vitin 2019 MPB ka ngritur 8 padi penale”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, inspektorati shtetëror vazhdimisht bën kontroll, por gjithashtu është vendosur ndalesë për lëvizje në pyje nga 29.03.2019.

LSDM thotë se dënon zjarrvënien ndërsa Qeveria e udhëhequr nga LSDM, institucionet e ndjeklin situatën dhe të gjitha lokacionet në vend që të parandalohet nxitja e mëtutjeshme e zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat