Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoni

Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:30
Maqedoni

Tre kandidatët për kryetar të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Dakova dhe Stevo Penderovski nesër fillojnë zyrtarisht garën për të parin e shtetit.

Gordana Siljanvoska Davkova fushatën do të fillojë nga Ohri, Stevo Pendarovski nga Prilepi ndërsa kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka fushatën zgjedhore do ta fillojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Pritet që narrativet e kandidatëve do të jenë marrëveshja e Prespës, eurointegrimet dhe ekonomia.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri ditën e premten më 19 prill, ku më pas vijon heshtja zgjedhore. Në këto zgjedhje presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë.

Që zgjedhjet të jenë të suksesshme, është e nevojshme që në rrethin e dytë të dalin së paku 40% e votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat