Reka shpalos sloganin e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Reka shpalos sloganin e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:45
Blerim Reka

Kandidati për kryetar shteti Blerim Reka, i cili përkrahet nga dy partitë shqiptare opozitare ka shpalosur moton e tij, me të cilën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve.

“Reka për Republikën” është slogani i kandidatit që mbështetet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, i cili në zgjedhjet presidenciale do të garojë me numrin rendor 1.

Reka sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbajë konventën promovuese për kryetar shteti, ku fjalime do të mbajnë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Përveç Rekës, sloganin për zgjedhjet presidenciale e ka shpalosur edhe kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski – “Së bashku përpara”.

Theksojmë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat