Në Shkup gjatë fundjavës 29 aksidente, pesë persona rëndë të lënduar

Maqedonia

Në Shkup gjatë fundjavës 29 aksidente, pesë persona rëndë të lënduar

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:19
Foto Ilustrim

Dy këmbësorë, një shofer i mopedit, një çiklistik dhe një bashkudhëtarë me automjet vozitës kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 me lëndime të lehta trupore nga gjithsej 18 prej 29 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rrethinën e Shkupit. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, janë sanksionuar 158 shoferë, një shofer i cili ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, 57 para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe tetë fillestarë.

Nga trafiku janë larguar tre vetura të parregullta teknikisht, 54 të paregjistruara dhe tre vetura për mbingarkesë.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 216 masa, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 149 automjete.

Janë dënuar edhe 20 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, 27 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat