Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar përmes internetit kanë shpenzuar 133.7 milionë euro

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar përmes internetit kanë shpenzuar 133.7 milionë euro

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:04
E-Bay

Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar 133.7 milionë euro përmes internetit, që është për 23.8 milionë euro ose 17.8 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak (2017).

Qytetarët e Maqedonisë më shumë kanë blerë nga web-faqet e huaja, por është vërejtur blerje edhe e prodhimeve nga shitoret online vendore

Analiza e Asociacionit të Maqedonisë për e-tregti tregon se gjatë vitit 2018 qytetarët kanë fituar më shumë besim në e-tregti dhe online porositë dhe se ka rritje të numrit dhe vlerës së transaksioneve me karta vendore online drejtë tetarëve online vendor dhe të huaj.

“Pjesa më e madhe po 64 për qind e vlerës së transaksioneve të realizuara me kartela pagesore të dhëna në vend janë dhënë jashtë vendit gjegjësisht janë realizuar drejtë tregtarëve jashtë, ndërsa 36 për qind e transaksioneve janë realizuar drejtë online tregtarëve në vend.

Gjatë vitit 2018 të huajt dyfish e kanë rritur numrin e transaksioneve të bëra online ndaj dyqaneve online të Maqedonisë.

Në pajtueshmëri me numrin e pajisjeve të vendeve virtuale për shitje (web faqja për e-tregti), në përfundim me 31.12.2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut aktive janë 871 vende të shitjes. Bëhet fjalë për vend-shitje aktive të regjistruara të cilat janë paraqitur nga ana e pesë bankave që për momentin ofrojnë e-tregti si pjesë e shërbimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat