Fletarrest ndërkombëtar për Jusuf Mirakhmedov, ish drejtor i Feni-t

Maqedonia

Fletarrest ndërkombëtar për Jusuf Mirakhmedov, ish drejtor i Feni-t

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:07
Ish-drejtori i Feni Industr, Jusuf Mirakhmedov

Ish-drejtori i Feni Industr, Jusuf Mirakhmedov, kërkohet me fletë-arrest ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin. Mirakhamedov drejtor i Fenit u vendos nga kuniko risorisis (Cunico Resources) në periudhën nga vitit 2015 deri në vitin 2017.

Kërkohet për vepër të kryer penale "Larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave ndëshkuese" sipas nenit 237 dhe "Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare" sipas nenit 535 nga Kodi Penal.

Në nëntor të vitit 2017, Drejtoria e policisë financiare parashtroi padi penale për Mirakhmedov, duke e dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Atëherë gjatë hetimit Policia financiare ka konfirmuar se Jusufi, ish-drejtor në mënyrë të kundërligjshme ka tjetërsuar rezervave të feronikelit dhe minierave tjera nga fabrika.

Në dhjetor të vitit të njëjtë, Drejtoria ka parashtruar edhe padinë e dytë penale kundër Mirakhmedovit për shkak dyshimit për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtare. Mirakhmedovka bërë shlyerje të pabazë të kërkesave të pa vjetërsuara të Fenit me të cilat dyshohet se e ka dëmtuar fabrikën për 51.505.526 dollarë amerikanë.

Gjithashtu është ngritur procedurë për dhënien e fletë-arrestit ndërkombëtar edhe kundër Xheremi Neads (Jeremy Neads) drejtor ekzekutiv i Kuniko Risorsis (Cunico Resources) dhe drejtor ekzekutiv i Fenit në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017. Këto kanë qenë disa nga arsyet që Feni më 30 shtator të vitit 2017 të hapë procedurë falimentuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat