Gjorçev: Maqedonia digjet, dëmet janë milionëshe dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësi

Maqedonia

Gjorçev: Maqedonia digjet, dëmet janë milionëshe dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësi

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:27
Vllatko Gjorçev

Nëpërmjet një konferencë për shtyp, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev kërkon dorëheqje për zjarret që ndodhin në Maqedoninë e Veriut.

“Zotëri Zaev është koha për dorëheqje. Vetëm në muajin mars si asnjëherë më parë kemi pasur më shumë se 500 zjarre nëpër gjithë Maqedoninë. Maqedonia digjet, dëmet janë milionëshe dhe të mëdha, dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësi. Zotëri Zaev kjo është dëshmi e paaftësisë suaj dhe paaftësisë së ministrave dhe kryetarëve të komunave”, tha Gjorçev.

Sipas tij nuk ka shtet për ata që nxisin zjarret, dhe se nuk ka asnjë ligj në Maqedoni që respektohet ndërsa, siç tha Gjorçev, nxitësit e zjarreve janë të inkurajuar për shkak se nuk dënohen.

“Në muajin mars, kur gjysma e ditëve të muajit kemi shi, kur akoma ka borë kemi 500 zjarre si asnjëherë më parë në 100 vitet e kaluara. Kjo është paaftësi e institucioneve. Çfarë bën Zaev? Nuk ka dhënë as edhe një deklaratë për këtë, nuk ka thirr asnjë shtab krize, nuk i ka mbledhur ministrat e tij, për shkak se nuk i intereson. Ai shkon në fushatë, fotografohet dhe jep deklarata. Vozit motoçikletë në fundjavë, kafe në çarshinë e Ohrit, ndërsa në të njëjtën kohë kemi krizën më të madhe me zjarre në 100 vitet e fundit”, tha Gjorçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat