Rritet numri i të prekurve nga sheqeri në sy

Maqedonia

Rritet numri i të prekurve nga sheqeri në sy

Më: 1 prill 2019 Në ora: 16:16
Sheqeri në sy

Rreth 160 mijë persona në vend janë të prekur nga retinopatia – apo diabeti në sy. Në botë kjo sëmundje e cila dëmton rëndë shikimin dhe madje çon deri në verbërim të plotë, është e pranishme në një nga katër pacientë. Nga Qendra e Diabetit thonë se retinopatia bëhet edhe më e egër dhjetë vite pasi pacienti të jetë prekur nga diabeti ndërkohë alarmojnë për nevojën e pajisjes bashkëkohore për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.

"Në drejtim të zbulimit të hershëm të komplikimeve nga diabeti, është i nevojshëm një aparat për tomografi okulare koherente. Këto janë aparate pak sa më të shtrenjta të cilat janë në Klinikën e Oftalmologjisë por megjithatë në kuadër të Qendrës për diabet nuk i kemi”, tha Sasha Mishevska Ivanovska, Drejtore e Klinikës së Endokrinologjisë

"Mënyra e vetme për tu përmirësuar këtë situatë është që të bëhet skriningu apo të zbulohet diabeti retinopatik në shkallë shumë të hershme të zhvillimit të tij”, theksoi Tanja Milenkoviq, mjeke.

Federata Ndërkombëtare e diabetit dhuroi aparat për diagnostikim të retinopatisë, i cili i ka munguar deri më tash Qendrës për Diabet, por krahas kësaj, kjo Qendër vazhdon të përballet me mungesën e aparaturave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat