Cipras sot realizon vizitën historike në Shkup

Maqedonia

Cipras sot realizon vizitën historike në Shkup

Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:12
Aleksis Cipras

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot do ta realizojë vizitën e tij historike në Shkup, një hap që shënon relaksimin e raporteve ndërmjet dy vendeve pas arritjes së marrëveshjes për emrin. Cipras është kryeministri i parë i Greqisë që do ta vizitojë vendin. Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Pritja zyrtare e Ciprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, transmeton Shenja.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat. Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat