Zgjedhjet në Maqedoni, sot dita e dytë e fushatës

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoni, sot dita e dytë e fushatës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:16
Foto nga fushata që nisi mbrëmë

Kandidatët presidencial sot me takime me qytetarët dhe me tubime e vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Në ditën e dytë të fushatës, kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në Shkup dhe do t’i vizitojë Sopishten dhe Studeniçanin, ndërsa për pasdite janë caktuar tubime në Qendër dhe Aerodrom.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do ta prezantojnë kandidaten e tyre Gordana Siljanovska-Davkova para qytetarëve të Debarcës, Strugës dhe Resnjës.

Kandidati presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka, sipas paralajmërimeve, për sot nuk ka caktuar aktivitete.

Fushata zyrtarisht ka filluar dje, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas të cilës vijon heshtja zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat