Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre shtetasve të Maqedonisë, kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët

Maqedonia

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre shtetasve të Maqedonisë, kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:49
Prokuroria Themelore

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuza kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë të cilët kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët.

Sipas aktakuzës, nga qershori i vitit 2016 deri në gusht të vitit 2018 i dyshuari i parë, si organizator i grupit kriminal së bashku me shtetas të Maqedonisë dhe të huaj, ka siguruar dokumente të falsifikuara të emigrantëve potencial, të cilët nuk kanë mundur të marrin viza të rregullta për në SHBA dhe Kanada.

Si pjesë e grupit kriminal ka pasur persona edhe nga Shqipëria, Spanja dhe shtete tjera.

Gjatë vitit 2017 dhe gjysmës së parë të vitit 2018, grupi pasi fillimisht ka realizuar takime me emigrantët potencial – shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, ka bërë rekrutimin e tyre, pas së cilës kanë organizuar udhëtim nga vendet e origjinës nëpërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Republikës Dominikane në vendet e destinacionit përfundimtar – SHBA dhe Kanada.

Prokuroria përkrah aktakuzës ka propozuar edhe vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit të cilët do të gjykohen për veprën “organizim të grupit dhe nxitje të kryerjes së veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandim të emigrantëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat