Në Kumanovë vetëm 13 fëmijë me autizëm ndjekin mësimin

Maqedonia

Në Kumanovë vetëm 13 fëmijë me autizëm ndjekin mësimin

Më: 2 prill 2019 Në ora: 13:06
Autizëm

Shtatë fëmijë me autizëm ndjekin mësimin në paralele të veçanta në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” në Kumanovë.

Në Qendrën ditore për personat me nevoja të veçanta që funksionon nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka gjashtë fëmijë me autizëm. Në këto dy institucione fëmijët ndjekin mësimin dhe programe në pajtim me moshën dhe zhvillimin e tyre.

Udhëheqësi i Qendrës ditore Ivica Bllagojeviq, thotë se punojnë sipas programit dhe se këto fëmijë bashkëpunojnë me fëmijët tjerë me pengesa tjera në zhvillim.

Personat ekspertë theksojnë se ka nevojë të formohet qendër e veçantë ditore për fëmijët dhe personat me autizëm, ku do të zbatoheshin praktikat dhe metodat që përdoren në shtetet europerëndimore.

Në Kumanovë me asnjë aktivitetet nuk u shënua 2 prilli – Dita botërore e personave me autizëm, që në botë shënohet prej vitit 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat