LAMM: Shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën Milladinoc – Shtip

Maqedonia

LAMM: Shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën Milladinoc – Shtip

Më: 2 prill 2019 Në ora: 13:46
Autostrada Milladinoc – Shtip

Autostrada Milladinoc – Shtip, seksioni Milldinoc-Kadrifakovë – Shtip   dhe Kafrikovë Milladinoc, nuk është lëshuar për qarkullim, po kryhen kontrolle me karakter sigurie dhe shoferët nuk duhet ta shfrytëzojnë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Për shkak të rehabilitimit të asfaltit në rrugën Kërçovë – Ohër midis grykës malore Presekë dhe fshatin Pesoçan trafiku prej sot do të zhvillohet nën regjim të posaçëm me kalim nga njëra në korsinë tjetër.

Në vendin e realizimit të punëve  do të vendoset sinjalizim i posaçëm për qarkullim.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat