Pritje e pazakonshme e Tsiprasit, munguan himnet dhe nderimet ushtarake

Maqedonia

Pritje e pazakonshme e Tsiprasit, munguan himnet dhe nderimet ushtarake

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:25
Tsipras në Shkup

Vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras, në Maqedoninë e Veriut është një nga ngjarjet kryesore në vend dhe rajon. Përveç diskutimit që ka nxitur tek mediumet, janë vërejtur edhe lëshime nga ana e autoriteteve të Maqedonisë.

Gjatë pritjes solemne të Tsiprasit para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk u intonua himni i asnjërit shtet dhe nuk pati nderime ushtarake.

Protokolli gjatë pritjeve të krerëve shtetëror parasheh intonim të himneve të shteteve dhe nderime ushtarake dhe shtetërore. Sot asnjëra nga këto nuk u realizua për Tsiprasin.

Nga qeveria për këtë “skandal” u arsyetuan me vonimin e aeroplanit të delegacionit të sotëm të Greqisë dhe mungesës së kohës, edhe pse qeveria ditë më parë ka qenë e njoftuar për vizitën e Tsiprasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat