Prokuroria Publike e Maqedonisë formon komision për hetimin e parregullsive zgjedhore

Maqedonia

Prokuroria Publike e Maqedonisë formon komision për hetimin e parregullsive zgjedhore

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:10
Prokuroria Publike

Prokuroria Publike formoi komision të përkohshëm për hetimin e parregullsive eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve për kryetar komune në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.

Kryetari i komisionit është Xhelal Bajrami, prokuror publik në PThP, ndërsa në komision anëtarë janë një nga katër prokuroritë e larta dhe prokurori publik nga Prokuroria Publike e Shkupit.

Nga prokuroria thonë se se ky komision do t’i ndjek të gjitha ngjarjet lidhur me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve dhe gjithkund ku do të vlerësojë se ka indicie për vepra penale të kryera do t’i njoftojë prokuroritë themelore për veprim të menjëhershëm.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet komisionit të përkohshëm i bën thirrje opinionit, organizatave qytetare, organizatave tjera, partive politike, institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare dhe të gjithë ata që mendojnë se në ndonjë procedurë ka indicie për kryerje të veprës penale lidhur me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, ta paraqesin në komision në adresën elektronike [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat