Seanca për "Talir" anulohet për me 16 prill

Maqedonia

Seanca për "Talir" anulohet për me 16 prill

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:17
 Gjykimi për lëndën "Talir"

 Gjykimi për lëndën "Talir" të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakievski të cilët ngarkohen për "keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim" dhe "larja parash", si dhe Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski janë të akuzuar vetëm për veprën "larje parash" është anuluar për me 16 prill.

Për të njejtën vepër, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykatësi Osman Shabani që ta anulon seancën me arsyetimin se me PSP-në janë dakorduar që të iu dorëzohen CD me dëshmi verbale të dëshmitarëve në bazë të cilës do ta kishin përgatitur edhe mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat