Reka: S’e pranojmë konceptin e kombit statistikor

Maqedonia

Reka: S’e pranojmë konceptin e kombit statistikor

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:10

Kandidati për president Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushatën e filloi nga sheshi Skënderbeu në Shkup. Ai tha se shqiptarët e përçarë duhet paraprakisht të arrijnë konsensusin me vëllain para konsensusit me fqinjin. Reka tha se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se nuk e pranojnë konceptin e kombit statistikor.

Me votën tuaj tregoni se ne nuk jemi 20 përqindëshi anonim siç na trajtojnë 20 vite. Dëshmoni se ju nuk e pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar. Sepse deri më tash shqiptari asnjëherë nuk u zgjidh president i këtij vendi, ishim 100 për qind tatim pagues, por ende tash e 20 vite na trajtojnë 20 -Blerim Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat