Rrëzohet një aeroplan në Maqedoni, katër të vdekur

Maqedonia

Rrëzohet një aeroplan në Maqedoni, katër të vdekur

Më: 2 prill 2019 Në ora: 20:05
Ilustrim

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës, përcjellë portali MKD.

Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat