LSDM: Nga një vend i varur prej importeve, jemi bërë shtet që prodhojmë

Maqedonia

LSDM: Nga një vend i varur prej importeve, jemi bërë shtet që prodhojmë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:30
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se fitimi i realizuar nga ELEM në vlerë prej rreth 30 milionë eurove, është edhe një tregues për politikat energjetike të qeverisë së tyre.

Nga LSDM thonë se Maqedonia nga një vend i varur nga importi i energjisë elektrike, është bërë vend që prodhon dhe shet tepricat duke përfituar ekonomikisht.

“Menaxhimi ekonomik me ELEM-in, ka ulur harxhimet dhe në vitin 2018 janë bërë kursime serioze në këtë kompani. Gjithë kjo ka rezultuar me përfitime në vitin 2018 mbi 29 milionë euro”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se integrimet e shtetit në BE dhe NATO në mënyrë shtesë do të përmirësojnë kushtet për zhvillimin e sistemit energjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat